Ahmeti: Do ta shqyrotjmë ftesën e Zaevit për kandidatin e përbashkët

Dy partnerët e koalicionit BDI dhe LSDM janë duke kërkuar mënyrën për ti tejkaluar dallimet që kanë lidhur me kandidatin e përbashkët presidencial për çka bëri ftesë kryeminsitri Zaev. Numri “Një” i Integristeve Ahmeti thotë se vazhdimisht bisedon me Zaevin për të gjetur gjuhën e përbashkët për kandidatin presidencial, për çka më pas do të vendos këshilli i përgjithshëm partiak.

“BDI ka marr një qendrim që të dal me kandidat të vetin në këto zgjedhje presidenciale dhe pas vendimit të kryesisë kam bërë takime me kryetarin e partisë më të madhe në vend, zotërin Zoran Zaev,me çka kemi realizuar të tërë situatën dhe ka mbetur që unë të diskutoj të hap si çështje në organet e partisë dhe të shihet mundësia, e një shtegu për ta riparuar ato keqkuptime që kanë ndodhur në mes të partive tona, që të mund të kapërcehet dhe në të mirë të vendit do të ishte sikur të kishim një kandidatë të përbashkët me të gjitha subjektet politike në vend, që ky konsenzus të arrihet” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

AHMETI, NUK ËSHTË KOHA PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Sa i përket kërkesës së VMRO-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Ahmeti vlerëson se tani nuk është koha pasi përparsi kanë integrimet.

“Unë nuk mendoj që do të ketë zgjedhje të parakohshme ka shumë agjend më të rendësishme shteti, sidomos tani duhet pas mbylljes këtyre temave kaq të rëndësishme. Tani më është moment që Qeveria e Maqedonisë duhet të dal me një agjend shumë ma të begatuar në drejtim të zhvillimit të ekonomisë së vendit në drejtim të përparimit të ekonomisë së vendit dhe të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve”– u shpreh Ahmeti.

Këto komente Ahmeti i beri pas prezantimit të filmit dokumentar „Jetojmë nën një qiell“ kushtuar ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili është nën organizimin e Qendrës Analitike Hulumtuese „Abdilaqim Ademi“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu