Ahmeti: Hyrja e ASh-së në Qeveri nuk është me interesa të ngushta partiake

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se hyrja e mundshem e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri nuk diskutohet për interesa partiake, por për unifikim në proceset evropiane, përcjell TV21. Ahmeti tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari janë në komunikim sa i përket kësa çështje.

“Ky zhvillim nuk ka të bëjë me interesa të ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik për proceset evropiane. Z.Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje. Me rëndësi që palët kanë shprehur vullnet për një proces që do unifikim dhe që do koordinim”, tha mes tjerash Ahmeti.

I pyetur për ndarjen e resorëve, Ahmeti tha se këto janë çështje të vogla marrë parasysh misionet.

“Nuk është biseduar në detaje, nuk është biseduar. Këta janë çështje të vogla për misionet që ne kemi përpara”, tha mes tjerash Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu