Ahmeti: Janë çuar peshë kërkojnë ta heq Artan Grubin, nuk e heq

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Gostivar nga qytetarët u pyet edhe për grupin e pakënaqur brenda BDI-së. Ahmeti tha se u ka thënë se e kanë gabim ndërsa theksoi se nuk u ka bërë padrejtësi. Sa i përket kërkesës për largimin e Artan Grubit nga ekzekutivi, Ahmeti tha se të njëjtën nuk do ta bëjë.

“Çfarë të them more vëlla tash, keq nuk kanë hjek ata shokët e mi, mirë e kanë pasur punën. Ata gabojnë edhe u kam thënë edhe atyre, i kam lutur dy vjet, njeriu duhet ta mendoj fundin dhe jo fillimin sepse fundi mbahet mend.

Tani unë nuk mundem të bëj shtëpi të Nastradinit, kush si kërkon. 10 vjet kanë kërkuar ta heq Musa Xhaferin prej zv/kryeministri, nuk e kam hequr, sepse respektoj vullnetin e shumicës, Abdylaqimin me insistim kërkonin ta heq prej zv/kryeministri por nuk e kam hequr sepse e kam respektuar vullnetin e shumicës, tani janë çuar peshë, hiqe Artan Grubin, po nuk e heq sepse është vendim i shumicës”, tha mes tjerash Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu