Ahmeti preferon Grubin për bartës liste, baza nuk e don

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke e përgatitur shefin e kabinetit të tij, Artan Grubi, për bartës të listës se kandifatëve të BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake nga degët që gravitojnë në këtë njësi. Ahmeti është duke e matur pulsin e strukturave, mirëpo reagimet e tyre janë tepër refuzuese.

“Nëse Grubi del bartës liste, BDI vështirë se do të fitojë një deputet në këtë njësi. Pjesa më e madhe e strukturës partiake do ta bojkotojnë atë”, ka thënë për Lajm një burim i lartë nga dega e BDI-së në Çair, një pjesë e së cilës bie në njësinë numër 1. Refuzime ndaj Grubit ekzistojnë edhe në degën e Sarajit, kurse në Studeniçan BDI gati se ka mbetur pa strukturë partiake./Lajm/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu