Ahmeti: Rruga drejt NATO-s dhe BE-së rrugë njëdrejtimëshe

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka falënderuar për përkrahjen e dhënë në Kuvend rreth ndryshimeve kushtetuese, duke ftuar njëherësh që deputetët të bashkëngjiten në procedurat e mëtejmë për rrumbullakësim të këtij procesi.

“Më lejoni ju lutem të falënderoj secilin prej jush për përkrahjen e dhënë në këto kohëra vendimtare dhe për besimin e bartur tek ne për ta marrë vendimin e duhur. Njëkohësisht, shpreh mirënjohje të jashtëzakontë edhe për 80 deputetet që votuan për, ndërsa edhe ato që deshën të votojnë për, por nuk e gjetën dot guximin për ta bë gjënë e duhur mbrëmë, i ftoj që të na bashkëngjiten ne procedurat e mëtejmë për rrumbullakësim të këtij procesi.

Nuk lë dot pa përmendur edhe ato që punuan tashmë me javë të tëra në
rrethana të vështira për të ardhur deri te ky sukses fillestar! Rruga jonë drejt NATO dhe BE është njëdrejtimëshe, kthim prapa s’ka. E përsëris, ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm”, thekson Ahmeti.

“Ato 80 deputetë që votuan për, por edhe ata që hezituan të votojnë e dinë fare mirë se vetëm kjo rrugë na sjell paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, reforma sistemore, shtet ligjor dhe sundim të së drejtës, barazi dhe rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore. Miqtë tanë të komunitetit ndërkombëtar janë krah për krah me ne në këtë rrugëtim për ta bë Maqedoninë vend evropian. Ndërsa opozitën e ftoj të rreshtohet në anën e duhur të progresit dhe përcaktimit euroatlantik pa vonesa dhe kalkulime të mëtejme. Pushim nuk ka. Që sot vijojmë me punë për ta rrumbullakësuar këtë proces. Vetëm bashkë jemi më të fortë”, thuhet në qëndrimin deri te mediat nga ana e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu