Ahmeti sërish mbledh kryesinë e BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qëndrore të partisë e cila do të mbahet sot, e hënë 2 dhjetor 2019, me fillim në ora 15:00 në selinë e BDI në Tetovë, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Në këtë mbledhje siç bëhet e ditur do të diskutohet rreth Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dokumentet programore si dhe ndryshimet në Statutin partiak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu