Ahmeti: Shenjtërimi i bijës së kombit tonë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza na nderon të gjithëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se Shenjtërimi i bijës së kombit tonë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza, dhe përjetësimi i veprës së saj vetmohuese që frymëzoi një botë të tërë, na nderon të gjithëve.
“Sot, bota rinjeh kombin tonë nëpërmjet të jetës dhe veprës së Nobelistes shqiptare me prejardhje familjare nga Kosova, e lindur dhe e frymëzuar në Shkup, familjarët e së cilës prehen në Shqipëri duke bashkuar kështu, nëpërmjet të historisë së vetëm një familjeje, një komb të ndarë dhe duke i dhënë jetë dhe shpresë gjithë njerëzimit. Përjetësimi shpirtëror i Nënës Terezë vetëm se na shton detyrimin kombëtar dhe njerëzor për ta ndërtuar të ardhmen mbi themelet që ajo vendosi për njerëzimin”, shkruan Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu