Ahmeti shkoi në Hasanbeg, por ende jo në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka vizituar Lagjen e Trimave në Kumanovë, e cila në majin e vitit të kaluar u përfshi në tym e flakë nga ndërhyrja tmerruese e policisë maqedonase për tu përballur me Grupin e Kumanovës. Por, kreu i BDI-së dje qëndroi në lagjen e Hasanbegut, që u përfshi nga katastrofa e vërshimeve.

Në rrjetet sociale, sërish është komentuar se pse Ahmeti nuk shkoi në Kumanovë, kur duhej më së tepërmi ta bëjë këtë. Por nga ana tjetër, një grup qytetarësh dhe ish-luftëtarësh të UÇK-së janë kundër qëndrimit të tij në këtë lagje.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kohë më parë ka treguar arsyen përse deri më tani nuk i ka vizituar qytetarët e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

“Nuk kam dashur që të më fyej dhe të përqafet e të puthet në dy faqe nga bashkëkombasit e mi Zaevi para meje . Unë do të shkoj, por në rrethana më të relaksuar. Unë nuk do i humbi kontaktet me personat e asaj lagje”,ka thënë Ahmeti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu