Ahmeti tjetërsoi BDI-në, ua ktheu kurrizin dëshmorëve

Subjekti i dalë nga lufta e lavdishme e UÇK-së, me kauzë të deklaruar shqiptare dhe kombëtare, përfundoi në parti të tjetërsuar nga matrica politike. Kreu i këtij subjekti të cilit militantët dhe ithtarët i referohen komandant, u zgjati dorën atyre të cilët deri dje i vlerësonte horra. BDI-ja u përditësua në subjekt multikulturor.

Në zgjedhjet e fundit lokale subjekti i Ali Ahemtit kishte ndryshuar ideologjinë. Nga angazhimi për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, kishte kaluar në parti me agjendë të gjelbër edhe pse ideja i doli huq në komunat më të mëdha shqiptare. Madje fushata e këtij subjekti nga këngë patriotike ishte kthyer në fushatë urbane.

Koalicioni me parti të cilat ishin themeluar për të kundërshtuar dhe larguar politikat e BDI-së, bëri që Ahemti t’i zgjasë dorën edhe subjekteve nga blloqet e tjera politike, si turke, rome dhe jo vetëm. Si për ters Ahmeti po shtrëngon dhëmbët në kohën kur opozita shqiptare për të cilën ai ndër vite kishte bërë thirrje, u bashkua dhe po e sfidon në zgjedhjet e 8 majit. Në mungesë të partnerëve politik shqiptar, Ahmeti gjeti mbështetjen tek subjekte të etnive tjera në kohën kur po kërkon presidentin shqiptar, po rrah gjoks për kryeministrin shqiptar dhe po garanton hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e vendit në BE. Gjitha këto kërkesa Ahmeti i bëri në emër të luftëtarëve të UÇK-së duke kërkuar shpatën që t’i pret punët për shqiptarët ashtu siç ia lanë amanet dëshmorët. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu