Ahmeti uron fitoren e VV: Kosova dhe qytetarët e saj na kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me një shkrim në rrjetin social Facebook ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje duke i shprehur se Kosova dhe qytetarët e saj e kanë pasur gjithmonë vëlla dhe aleat atë dhe partinë e tij, shkruan infoShqip.com

Në vazhdim postimi i plotë i Ahmetit:

Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.

Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek Bashkimi Demokratik dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.“- shprehet Ahmeti. /InfoShqip.com 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu