Në ‘Johan Cruijff ArenA’ zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Ajaxit dhe Tottenham Hotspur.
Skuadra holandeze fitoi me rezultat 1-0 në Londër, ashtu që i mjafton edhe barazimi për t’u kualifikuar në finale. Spursat duhet doemos ta fitojnë ndeshjen me një gol epërsi, por duke shënuar dy e më shumë gola (1-2, 2-3 etj.). Rezultati 0-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.
Do të shohim një tjetër përballje taktikash të trajnerëve Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino, të cilët i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Ajax XI: Onana, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong, Ziyech, Tagliafico.
Tottenham XI: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Dele, Lucas, Son. /albeu.com/










