“Ajo e di që Kosova është Serbi”, provokon i riu serb që i dha flamurin Rita Orës

Marrja e flamurit serb nga Rita Ora gjatë një koncerti në Hungari, krijoi një debat të madh në rrjet. Lidhur me këtë rast vetë këngëtarja tha se e kishte marrë flamurin pavetëdijë, pa e ditur se ishte serb.

Por në një reagim në tik-tok, i riu serb ka provokuar sërish, duke thënë se Ora e mori flamurin pasi e di që Kosova është Serbi.

“Ajo ma ka marrë flamurin”, dhe në koment një përdorues i rrjetit Tiktok e ka pyetur pse e ka bërë këtë. Përgjigja habiti shumë njerëz: – Sepse edhe ajo e di që… Kosova është Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu