Pas një seance të mesditës në Sofje, Akademia Bullgare e Shkencave doli me një qëndrim se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se është një “normë e shkruar-rajonale” e gjuhës bullgare. Pozicioni maqedonas është i rremë, thonë nga kjo akademi.
Ky institucion pasditën e së mërkurës miratoi një qëndrim duke theksuar se maqedonishtja ishte një dialekt i bullgarishtes, dhe dokumentet shoqëruese përmbajnë një seri kualifikimesh dhe fyerjesh për këtë gjuhë.
Akademia bullgare pranon se pozicioni i sotëm është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Kartës së Gjuhës Maqedonase të miratuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve.










