Akuzë e rëndë, djali i Enver Hoxhës akuzon Nexhmijen për helmimin e të atit

Vdekja e Enver Hoxhës është një ndër misteret më të mëdha të kohës së komunizmit.

Diktatori i Shqipërisë Hoxha që udhëhoqi vendin për më shumë se 45 vite humbi jetën dhe akuza të rënda kanë rënë mbi bashkëshorten e tij Nexhmije Hoxha.

Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha ka hedhur dyshime se i ati Enveri mund të jetë helmuar.

Këtë gjë ai e shpjegon me faktin se Enverit iu ndërrua në mënyrë të dyshimtë doktori, pas një akuze nga e fejuara e vëllait të tij, se ishte ngacmuar seksualisht nga mjeku.

“Mjek deri në vitin 1972 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo.

Retrospektivisht, siç e njohim për ambicie patologjike karriere, intrigant dhe i paaftë, ai largohet në 1976 për një gabim banal ndaj meje, duke ngatërruar apendicitin me gripin. Por, ndërkohë, ai kthehet sërish në shtëpi.

Atë e riktheu fillimisht mamaja me alibinë që unë e Liliana e vlerësonim, për t’iu servirur sërish babait, mbetur pa endokrinolog, prezantuar ky nga ajo si më i afti në këtë fushë”, thotë Sokol Hoxha për “Panorama”.

Me këtë pohim, duket se edhe ky i fundit, mbështet pohimin e së shoqes, se Enveri është helmuar nga e ëma e tij, Nexhmija, në bashkëpunim me Ramiz Alinë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu