Alarm për cunami? Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë goditi sot prefekturën Miyazaki dhe zona të tjera në Japoninë jugperëndimore.

Lëkundjet u regjistruan në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale dhe epiqendra ishte në bregun lindor të gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor të Kyushu në një thellësi prej 39 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Nuk ka pasur paralajmërime për rrezikun e një cunami apo shkatërrimi për shkak të një tërmeti dhe deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu