Alban Ramosaj publikon këngën e tij të re (VIDEO)

Këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ike” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar në muzikë dhe tekst nga vet ai.

Kënga është e zhanrit R&B dhe vjen në një stil më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim këngëtarin në herët tjera.

Kjo këngë, siç ka treguar vet Ramosaj është pjesa e parë e triologjisë “Hireath”, ndërsa pritet që së shpejti të publikojë edhe dy projekte tjera që përkojnë me këngën “Ike”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga regjisori Artemis Hajdini.

E veçanta e këtij klipi, është se përveçse si kantauro, Albani kësaj radhe vjen edhe si skenaristit dhe regjisor, pasi skenarin dhe regjinë e klipit të tij i ka realizuar vet. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu