Albin Kurti i jep goditjen e fundit Amerikës rreth kërkesave të saj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vendosur që të jap edhe një tjetër goditje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështu duke mos dëgjuar kërkesat dhe qëndrimet e saja për Kosovën. Qeveria Kurti pritet që nesër të shfuqizojë plotësisht tarifën 100% për importet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, për ta zëvendësuar atë me masa të plota të reciprocitetit.

Këtë e thonë edhe zyrtarë të Qeverisë Kurti, të cilët kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur Qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lëndën e parë nga Serbia.

Në këtë vendim thuhet se Qeveria më 1 prill do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e qeverisë së kaluar me Ramush Haradinajn në krye, ku ishte vendosur taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë për REL se të gjithë këto masa do vendosen bazuar në veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.

“Të gjitha këto masa janë në nivelin e reciprocitetit real, praktikë të formës së aplikimit të politikave që bën Serbia ndaj mallrave dhe aspektit tregtar me Kosovën. Këto masa kryesisht bien në fushën e lëvizjes së lirë, njerëzve, makinave mauneve të transportit dhe që Serbia nuk pranon tabelat e regjistrimit dhe i detyron qytetarët e Kosovës që të bëjnë zëvendësimin me dokumente të përkohshme. Gjithashtu, në aplikimin e masave ka nivel të arbitraritetit, për shembull nuk pranohet certifikata e prodhimeve apo certifikata sanitare”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu