Albin Kurti, me një video mesazh ju është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut: Votoni numrin 5 (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me një video mesazh është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ku i ftoi të votojnë koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, shkruan InfoShqip.

Nuk mund të takohemi fizikisht por mund të komunikojmë e të vazhdojmë të jemi pranë njëri tjetrit ashtu siç duam. Shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë në ballë të të gjitha proceseve tona kombëtare. Për lirimin e Kosovës kane dhënë jetën shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut. E pastaj shumë të tjerë luftuan edhe në Maqedoni bashkë me të rinjtë nga Kosova e nga viset e tjera për një ëndërr e cila sot duket se është harruar. Mirëpo ne nuk i harrojmë dëshmorët tanë as idealet e tyre. Idealet nuk plaken kurë dhe nuk harrohen

Le të shpresojmë që kjo dora juaj përshëndetëse të jetë dora e mbarë, të jetë koha për një dorë shqiptare që punon që i zgjatet miqësisht kujt do që donë bashkëpunim me drejtësi e që i ndanë padrejtësitë”, tha Kurti, duke thënë se duhet lënë e vjetra dhe duhet kthyer kah e reja“, përfundoi Albin Kurti kurti në video mesazhin e tij.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu