“Albini është më i koqitë se unë”, deklarata e Demaçit për Kurtin Kryeministër

Ish i burgosuri politik, Naim Ramadani, nga Ferizaj ka zbuluar një bisedë të vitit 2008 që kishte pasur me veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi, e me të cilin kishin diskutuar për karakterin e Albin Kurtit dhe të ardhmen politike të liderit të VV-së.

Siç tregon Ramadani në një intervistë për Kohën Ditore, Demaçi kishte thënë se Albin Kurti është më kokë fortë se vetë ai.

“Albini është edhe ma i ‘koqitë’ se unë. Me mbyt e mbyt, po pe nuk lëshon”, citohet t’i ketë thënë Demaçi.

Ndërkohë teksa e kishte pyetur se kur do të vijë koha e Kurtit, Demaçi e kishte parashikuar vitin 2018.

“Amerikanëve, tha, iu bi në gjunjë, por tash duhet me pasë kompetenca. Tha: Nuk ka shtet pa referendum. I thashë: Po Albini? Tha: Albini është edhe ma i ‘koqitë’ se unë. Tha: Me mbyt e mbyt, po pe nuk lëshon. I thashë: Po kur vjen koha e tij? Tha: Më 2018. I thashë: Larg. Aa, tha, me hy në politikë dhe me mbërri mrena natës, kejt kishim hy. (Albini,v.j.) e ka mirë, tha”, kujton Naim Ramadani bashkëbisedimin me Demaçin, te varri i të cilit kryeministri Kurti e kryekuvendarja Osmani bënë homazhe në 12-vjetorin e Pavarësisë. “Qe, njerëzit e mëdhenj i dinë senet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu