Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e shoqatës së të burgosurve politik para ambasadës së Serbisë

Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e thirrur për më 29.12.2022 nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, dhe u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkëngjiten radhëve të protestuesve.

Aleanca për Shqiptarët dënon veprimet destabilizuese e luftënxitëse të bandave të kontrolluara nga Beogradi në veri të Kosovës. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit.

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në ora 12:30 dhe protesta do të vazhdojë drejt ambasadës së Serbisë.

U bëjmë thirrje protestuesve të marshojnë në mënyrë paqësore duke mos rënë pre e provokimeve të mundshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu