Aleanca për Shqiptarët në Gostivar (VIDEO)

Lideri i LR PDSH, Ziadin Sela sonte në konventën e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” ësaj partie në Gostivar tha se duhet të dilet të votohet për ardhmëri më të mirë të shqiptareve.

“Dilni votoni ta heqim këtë të keqe. Shqiptarët duhet të dalin të votojnë për ardhmërinë e tyre, shqiptarët u bashkuan dhe e dinë se ka ardhur koha për ndryshim. Pse dikush tjetër ta bëj gjuhën shqipe kur mund ta bëjmë vet ne. ”Aleanca për Shqiptarët” zotohet se do të inicoj ndryshime kushtetuese në të mirë të shqiptarëve. Ne do të bëjmë ndarje të buxhetit me prerje lokale ku komunat vetë do të rregullojnë buxhetin e vet. Shteti i së drejtës ku Prokuroria Speciale do të rregullohet me Kushtetutë.Më 11 dhjetor duhet të vini këtu për të votuar. Dilni dhe votoni Aleancën për Shqiptarët për t’i hequr këta që i patëm deri tani. Shqiptarët dinë të votojnë për të ardhmen” tha mes tjerash, Sela.

Sekretari gjeneral dhe shefi i Shtabit qendror të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari para simpatizantëve në Gostivar, theksoi se aleanca ka 220 shtabe në të gjithë Maqedoninë.

“Kemi 220 shtabe në të gjithë Maqedoninë, kur jetojnë shqiptarë. Këto shtabe do t’ia sigurojnë edhe fitoren e Aleancës për Shqiptarëve më 11 dhjetor”, theksoi Arben Taravari.

Deputeti dhe bartësi i listës, Zylfi Adili i njohur si Qufa theksoi se shqiptarët me Aleancën do të kenë sigurinë, shpresën dhe mirëqenien.

“Aleanca për Shqiptarët do të sjell shpresën, sigurinë, mirëqenien dhe sigurisht edhe fitoren e madhe të shqiptarëve”, theksoi Qufa.

“Administratorët të mos marrin rroga duke ndejtur në shtëpi. Por, menjëherë të fillojnë me punë dhe t’ju shërbejnë shqiptarëve”, theksoi Gezim Ostreni.
Tubimi i drejtpërdrejt i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar

Kliko linkun:

https://www.facebook.com/aleancashqiptaret/?fref=ts


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu