Aleksandar Vuçiq sërish e takon Milorad Dodikun, çfarë po përgatitin presidenti serb dhe i sanksionuari nga SHBA-ja

Pavarësisht se është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sërish e ka takuar presidentin e entitetit të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Vuçiq me këtë rast ka bërë një njoftim në llogarinë personale në rrjetin social Instagram, raporton danas.rs.

“Një bisedë e mirë me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik. Përgatitjet për kuvendin e madh të Pashkëve po shkojnë mirë dhe jam i bindur se deri atëherë do të përgatisim një numër të madh vendimesh të rëndësishme dhe të dobishme për popullin tonë”, pohoi ai.

Kujtojmë se ata të dy së fundmi ranë dakord me Patriarkun Porfiri që më 5 dhe 6 maj në Beograd dhe pjesë të tjera të vendit të mbahet Kuvendi i madh i Pashkëve të Serbisë dhe Republikës Serbe.

“Në atë Kuvend do të merren vendime të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në vatrat e tyre, përparimin e tij ekonomik, ruajtjen e gjuhës serbe dhe alfabetit cirilik dhe të trashëgimisë së përbashkët kulturore”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Vuçiqit.

Ndryshe, Dodiku, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu