Ali Ahmeti jep urdhër të mos preket asnjë provokues

Incident që ndodhi në qytetin e Kumanovës ku u tentua të ndalohet lideri i BDI-së Ali Ahmeti të mbajë takim me banorët e këtij qytetit ndonëse u izolua për shkak të pranisë së vogël të qytetarëve që ishin më pak se 100 vetë, në mediat online filluan të dalin fjalët se policia është duke ndjekur provokuesit.

Ashtu si mëson InfoShqip nga burime partiake lideri i BDI-së Ahmeti ka dhënë urdhër të prerë që asnjë nga provokuesit e ditës së sotme të mos preket nga policia.

Gjithashtu mësohet se ky urdhër i Ahmetit vjen pas konstatimit se provokuesit kanë qenë një numër i vogël dhe janë manipuluar nga disa qarqe politike duke tentuar të keqpërdorin dhimbjen e tyre.

Ndërsa, Zhurnal mëson se sot në Kumanovë Ahmeti u prit edhe nga babai i dëshmorit më të rri në moshë i rrënë në Sllupçan, babai i Abdylmexhit Shahinit, i cili rra heroikisht në luftën e UÇK-së së 2001.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu