Ali Ahmeti ka një mesazh për opozitën

Do të doja të vlerësoja pjesën e parë të takimit të sotëm më pozitivisht, meqenëse qeveria u tërhoq nga pozicionet e saj fillestare në interes të shtetit dhe që opozita të merrte atë që kërkoi, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit të liderëve.

Ahmeti tha se se pjesa e dytë nga takimi ka qenë dëshpëruese për të.“Pozita i mbrojti interesat e shtetit. Dallimet janë në pyetjen që duhet të vihet në referendum. Natyrisht, rrjedha normale e referendumit varet nga pyetja që do të bëni. Në këtë rast, dua të theksoj se ne të gjithë duhet të fusim interesat e shtetit përpara interesave të partisë. Dhe mendoj se në këtë situatë, opozita duhet të vendosë para se gjithash interesa shtetërore” tha Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se janë diskutuar shumë detaje dhe është debatuar shumë për këtë çështje.

“Vendimi përfundimtar i BDI-së është se duhet të kenë përparësi interesat shtetërore, ndërsa ato janë që të jemi anëtare të NATO-s dhe BE-së”, tha Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu