Ali Ahmeti para vitit 2001 ka qenë kundër Iliridës, ia ka thënë “vëllaut” Gjorgji

Ish deputeti dhe përfaqësuesi i lartë i PPD-së, Muhamed Halili ka përshkruar një takim që sipas tij ka ndodhur në Lucern para vitit 2001, mes Ali Ahmetit dhe sekretarit të mëhershëm gjeneral të LSDM-së, Gjorgji Spasov. Sipas Halilit, në këtë takim Ahmeti është deklaruar kundër referendumit për Iliridën.

“Në Lucern (Zvicër) ndodhi e shumëpritura: Gjoko dhe Abazi u ulën në një kafe-muhabet. Atmosferë vëllazërore. Abazi iu ankua “vëllaut” se shqiptarët gabuan që nuk dolën në referendum për “pavarësinë e Republikës së Maqedonisë me të drejtë bashkangjitjeje republikave tjera”. Edhe “Ilirida” ka qenë një punë e gabuar! Sot më vjen mirë kur dëgjoj se dikush u bënë qasje kritike potezave tanë politikë. Për borxh e kam një sqarim. Ato ishin veprime demokratike për një status më të mirë dhe të barabartë për shqiptarët në Maqedoni. Në Kërçovë nuk kishim shkollim të mesëm në gjuhën shqipe, nuk kishim univerzitete, në atë të Shkupit kishim të pranishëm me vetëm 1% dhe ju na shpallët “tradhëtarë”. Pas shpalljes së “Iliridës” erdhi ambasadori Arhens. Na propozoi një “Marrëveshtje kornizë” diç pak më të dobët se ky i Ohrit. Ne nuk e pranuam. Atëherë mundnim edhe diç tjetër. I kishim edhe “paraushtarakët” tanë. Komandant “Sekretari”(Mithad Emini) i Komandant “Skënderbeu” (Nevzat Halili) ishin në “gati”. Njërin e burgosëm tjetri i ndaluar në “kazamatet” e UNMIK-ut. Dhe asnjëri nuk e përjetoi amnistinë. Përndryshe do t’i zgjidhnim deputetë të përjetshëm!

Atëherë çështja shqiptare në Maqedoni për herë të parë hyri në agjendën ndërkombëtare dhe jo tash, siç paramendoni Ju, shoku Abaz. Tash ky proces është rrumbullaksuar me Marrëveshtjen e Ohrit. Unë i pranova gabimet tona. Për gabimet tuaja do të flasë koha dhe djemtë tanë dhe vajzat tuaja të cilët një kohë të gjatë jetojnë në Evropë dhe dijnë të mendojnë në mënyrë evropiane. Por një gabim ta tregoi ish “këshilltari” yt Aliti ( të dy nuk e durojmë njëri tjetrin) se për të themeluar parti politike nuk u deshtë luftë por vetëm 120 nënshkrime!”, ka shkruar Halili duke ribotuar një shkrim të bërë me rastin e shpalljes së BDI-së parti e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe nismave për formimin e nëndegëve të saja në Koçan. Ky tekst është edhe reagim ndaj deklaratës së zonjës Teuta Arifi për krijimin e “kombit politiko-filozofik pa etno-folklorizëm” dhe takimit të Sekretarit të përgjithshëm të LSDM –së zotit Gjorgji Spasov me shokun Abaz Zuka, përfaqësues politik i UÇK-së në Luzern të Zvicrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu