Ali Ahmeti shuan dilemat para mbledhjes: Grubi mbetet shef i kabinetit tim

Sot pritet të mbahet mbledhja e thirrur nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” në BDI në lidhje raportin e zyrtarëve, më saktë funksionarëve të kësaj partie, shkruan InfoShqip.

Nga burime brenda Bashkimit Demokratik për Integrim InfoShqip mëson se gjithçka është normale poashtu Ali Ahmeti para mbledhjes në BDI konfirmoi se Artan Grubi do të mbetet shef i kabinetit të tij.

“Nuk ka grup zjarri siç thoni ju. Do të ketë një debat në Kryesinë Qendrore. Artan Grubi do të mbetet shef i kabinetit tim”, thotë Ahmeti në deklaratën e tij. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu