Aliu: Meqë BDI-ja ia paska garantuar votat Pendarovskit, mos u lodhni të votoni kot me 5 maj

Sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti tha se BDI do i sigurojë reth 80.000 vota në rrethin e dytë kandidatit për president Stevo Pendarovski, shkruan InfoShqip.com

Mexhiti theksoi se rreth 25 mijë votues të BDI-së, në rrethin e parë paskan votuar për Rekën sepse sipas tij shqiptarët e paskan pasur të vështirë të votojnë kandidat maqedonas duke pasur në listë kandidat shqiptar, kurse në rrethin e dytë rreth 50 mijë votat e rrethit të parë dhe 25 mijë vota të BDI-së që paskan shkuar për Rekën, në rrethin e dytë do të shkojnë në konto të Pendarovskit, kishte thënë Izet Mexhiti.

Pas konferencës së sotme të BDI-së, me në reagim në Facebook analisti politik Qenan Aliu ka reaguar duke thënë se: “Isha i mendimit që të votoj më 5 maj, por meqë BDI-ja ia paska garantuar votat Pendarovskit, atëherë mos lodhem kot”, përfundon reagimi i analistit Qenan Aliu. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu