Ambasadori Turk: Në Shqipëri ka zgjatime të Gulen dhe puçistëve në Turqi

Ambasadori turk në vendin tonë, Hidayet Bayraktar përsërit kërkesën e bërë edhe nga vetë Erdogan në Shqipëri, për zhdukjen e fijeve të Gulen.

I pranishëm në një aktivitet të 15 shoqatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri, në mbështetje të demokracisë, popullit turk dhe presidentit Erdogan, ambasadori turk deklaroi se: “Në Shqipëri ka zgjatime të organizatës Feto dhe puçistëve që vranë dhe qëlluan mbi popullin turk”.

Ambasadori turk deklaroi më tej se kjo organizatë përbën kërcënim si për Shqipërinë ashtu edhe për Turqinë. ‘Shpresoj që ky kërcënim, si për Shqipërinë dhe Turqinë të largohen nga Shqipëria”

Idayet Bajraktar vlerësoi më tej mbështetjen e politikës dhe popullit shqiptar. Ndërsa për Gulen, ai tha se: “Kreu i Fetos është një mendje e sëmurë psikopatike që ka krijuar fije të shumta në Turqi dhe në Shqipëri. Puçistët e Fetos vranë mbi 200 qytetarë të pafajshëm të Turqisë dhe plagosën mijëra të tjerë. Manifestimi i miliona turqve një ditë, është më përgjigjia më e mirë për puçistët e Fetos”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu