Amerika paralajmëron Erdoganin: Ndal mbështetjen për Maduron, ose do të përballeni me pasoja

Turqia po dështon të respekton kërkesat e SHBA për të ndalur mbështetjen e saj për presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro, thotë i dërguari i posaçëm i Donald Trump në Amerikës Latine dhe ka paralajmëruar sot Erdoganin, raportoi Financial Times të enjten.

Elliott Abrams u tha gazetarëve të enjten se presidenti turk Rexhep Tajip Erdoganit, është “duke mbështetur fuqimisht regjimin e Maduros” dhe se zyrtarët amerikanë “nuk janë të kënaqur me bashkëpunimin e Turqisë “.

Erdogan, është deklaruar së bashku me Rusinë dhe Kinën si një aleat i rëndësishëm për Maduro. Presidenti turk i ka kërkuar homologut të tij venezuelian të “qëndrojë i fortë” dhe ka përshkruar përpjekjet e SHBA për ta rrëzuar atë nga pushteti si një “përpjekje grushti shteti”.

Qëndrimi i Erdoganit për Venezuelën është bërë një pikë e nxehtë e re në marrëdhënien tashmë të tensionuar midis Ankarasë dhe Uashingtonit, rreth importeve të arit venezuelian nga Turqia. Zyrtarët amerikanë kanë pohuar se vendi importoi 20 tonë metal të çmuar nga Venezuela vitin e kaluar, me vlerë rreth 1 miliardë dollarë.

Abrams tha se Uashingtoni i kishte kërkuar Ankarasë që ta ndalte atë proces.

“A është ari apo ndonjë gjë tjetër me vlerë, ne pyesim dhe i kërkojmë qeverisë në fjalë që ta ndalojë atë,” tha ai. “Ne nuk kemi pasur bashkëpunimin nga Turqia që duam. Turqia po minon pozitën e vet, jo vetëm në Venezuelë, por në të gjithë Amerikën Latine. . . . ”

Abrams nuk ka komentuar mbi pasojat e mundshme për Turqinë për mosplotësimin e kërkesave të SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu