Andonov: Mickoski duhet të largohet nga VMRO-DPMNE

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov, ka paralajmëruar nismë për ndryshimin e menaxhmentit të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe zëvendësimin e kreut aktual të partisë, Hristijan Mickoski.

Ai thotë se partisë i duhet rivitalizim.

Ju dërgoj ftesë për të marrë pjesë në konferencën për media të organizuar nga fraksioni për rivitalizimin demokratik të VMRO-DPMNE-së, me temë: “Iniciativa për ndryshimin e Mickoskit nga pozita udhëheqëse”. Konferenca për media do të mbahet më 21 shtator 2022 (e mërkurë) në ora 12:00 para selisë së partisë në Shkup”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se partitë nga pushteti kanë deklaruar se edhe në OBRM-PDUKM ka frymë pro-evropiane, mirëpo siç thonë ata, lojërat e Mickoskit detyrojnë deputetët që të mos kenë mendime ndryshe dhe të pajtohen me idetë dhe mendimet e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu