Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Shekerinska: Nuk presim probleme me Turqinë

Për më pak se katër muaj, më shumë se gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO, që është një sinjal i qartë për vendin tonë, thotë Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Fokusi është kontakti me këto vende që nuk kanë filluar procesin e ratifikimit, por nuk ka kurrfarë ngecjesh në ratifikim. Nuk ka problem as me Turqinë, thotë Sheqerinska.

Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, do të ketë më shumë afate që të mund të planifikojnë. Presim që nesër Republika Çeke të përfundojë ratifikimin, ka edhe disa paralajmërime pa ndonjë datë të caktuar”-tha Radmila Sheqerinska, zëvendëskryeministre dhe Ministre e Mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu