Anëtarësimi në NATO, Suedia i përgjigjet Turqisë: Nuk po financojmë apo armatosim organizatat terroriste

Suedia nuk po financon apo armatos organizatat terroriste”. Kështu deklaruar kryeministrja Magdalena Andersson, në përgjigje të pretendimeve turke, sipas BBC.

Turqia ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i akuzuar vendet për strehimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që kjo e fundit i ka cilësuar si një organizatë terroriste dhe pasuesve të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

Ne nuk po financojmë organizatat terroriste, dhe as po i armatosim,” tha Andersson në një konferencë për shtyp në Stokholm.

Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës do të takojnë sot zyrtarët turq për të biseduar rreth aplikimeve të tyre për anëtarësimin në NATO. Vendet kanë nevojë për mbështetjen e të 30 anëtarëve të NATO-s, por Turqia deri më tani ka kundërshtuar hapur aplikimin për anëtarësimin në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu