Anketa e IRI: Gruevski me rejting më të lartë nga të gjithë liderët politik në Maqedoni

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, ose “azilanti në egzil” Nikolla Gruevski është politikani më i popullarizuar në Maqedoninë e Veriut, kështu duke u vendosur edhe para liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas anketës së fundit të Qendrës së Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) – që është bërë në kuadër të hulumtimeve në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e IRI-t – “Kur mendoni për njerëzit në jetën politike, cilin person nga Maqedonia e Veriut e shikoni më si më të favorshëm”, shumica e të anketuarve u përgjigjën se ishte pikërisht ish-kryeministri Gruevski!

Besimi tek ai është 7%, pra është dyfishuar, krahasuar me 3% të vitit të kaluar. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka besim prej 6%, përkatësisht besimi i tij ka rënë në krahasim me vitin e kaluar kur kishte 8%./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu