Ankohen fermerët e qumështit në Maqedoni, thonë se bizneset po manipulojnë me çmimet e shitjes

Çmimet e qumështit dhe produkteve të qumështit po rriten shumë në shitje me pakicë nëpër raftet e super marketeve, ndërsa prodhuesit e drejtpërdrejtë janë në kufijtë e ekzistencës.

Qumështi i lopës blihet 24 dhe 25 denarë për litër, dhe shitet nga 70 deri në 95 denarë.

Subvencionet e tyre vonohen deri në dy vjet dhe taksa u merret në baza mujore.

“Nga data 1 deri në 1 të muajit tjetër shes 2.5 ton qumësht. Taksa ime merret menjëherë, dhe më parë ishte me bazë vjetore. Në fund të vitit e kanë marrë, tash e marrin çdo muaj dhe ne nuk kemi mundur t’i marrim subvencionet për dy vjet. Dhe tani nuk e di se për ato 24 muaj nëse dhe kur do t’na lëshojnë apo do të na vjedhin gjysmën”, tha Nikolla Simonovski, fermer i qumështit.

Njësoj është edhe me djathin dhe gjizën, çmimi i shitjes me pakicë i të cilave varion nga 600 deri në 850 denarë, për të cilin fermerët kishin një koment ironik.

“E shes 400 denarë dhe konsumatorit i duket sërish shtrenjtë. Bravo, dhe mund ta zgjasin edhe një vit ose dy me këtë mendësi, por nëse vazhdon këtë vit e njëjta situatë dhe nuk merren masa, ne do të heqim dorë. Me 12 lopët që i mbaja, i dërgova fëmijët për të studiuar dhe i shkollova dhe tani nuk mund t’i mbuloj faturat dhe të blej ushqim për bagëtinë”, tha Zoran Macevski, fermer nga fshati Robovë.

Mbarështimi i lopëve dhe deleve po bëhet gjithnjë e më i padobishëm nga viti në vit, ankohen blegtorët, gjë që rezulton edhe me ulje të blegtorisë.

Numri i lopëve është ulur me rreth 30 mijë në 5 vitet e fundit dhe 70% e qumështit të lopës prodhohet në ferma të vogla familjare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu