Apasiev: Franca nuk ka benzinë? Le të vazhdojnë të vendosin akoma sanksione

Çdo e pestë pikë karburanti në Francë nuk ka karburant të mjaftueshëm për shkak të grevës së punonjësve të kompanisë “Totalenergies”, raporton “Figaro”, referuar informacioneve të Ministrisë së Tranzicionit të Energjisë, transmeton InfoShqip.

Problemet e furnizimit kanë shkaktuar radhë të gjata në pikat e karburantit, ndërkohë që disa rajone u është dashur gjithashtu të vendosin kufizime në sasinë e karburantit që shoferët mund të blejnë dhe të ndalojnë shitjen dhe tregtimin e karburantit në kanaçe.

Kreu i së Majtës, Dimitar Apasiv, ka bërë shaka për mungesën e karburantit në Francë, i cili ka shkruar në Facebook:

Franca nuk kishte benzinë!? Nëse po, le të kalojnë në “çift-tek”. Dhe le të forcojnë sanksionet kundër Rusisë“- shkruan ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu