Arben Fetai nga ASH: Mos rreni në Tiranë për gjuhën e shenjtë shqipe

Arben Fetai nga ASH-ja i ka reaguar ashpër Artan Grubit për deklaratën e tij në Tiranë ku thote se gjuha shqipe është zyrtare në tre shtete.

Ai i ka kujtuar Grubit problemet praktike qe qytetaret hasin gjate jetes se perditshme të cilat janë në gjuhen maqedonase.Me poshtë ju sjellim statusin e plotë të Fetait:

“E sfidoj Grubin të na dëshmojë se gjuha shqipe është zyrtare në RMV me procedurat më të thjeshta të jetës së përditshme të qytetarit në raport me shtetin, siç janë lidhja e një kontrate për furnizim më rrymë elektrike apo me ujë të pijshëm, lidhja e një kontrate noteriale apo regjistrimi i një prone në kadastër.

E vërteta është se nuk ekziston as edhe një formular në gjuhën shqipe për procedurat bazike administrative. Ky është zyrtarizimi i gjuhës shqipe nga mashtruesit e BDI-së: hi syve të shqiptarëve.

Zyrtarizimi i plotë shqipes ndodh vetëm atëhere kur gjuha jonë dhe ajo maqedone do të jenë të barabarta në kushtetutë, e jo me farsat e BDI-së që kanë bërë shqipen një gjuhë të përkthyer nga maqedonishtja, sipas vullnetit të mirë të ofiçirat të rangut më të ulët të mundur në hierarkinë e shtetit.”-shkruan Fetai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu