“Arena”:Partitë e reja shpresë për shqiptarët

Ardhja në shprehje e partive të reja si Lëvizja Besa, LR PDSH, Uniteti dhe dy krahët e RDK-së vetëm rrisin shpresën dhe mundësinë e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre të painkriminuar i cili do t’ua përmbush kërkesat politiko-shoqërore. Sipas drejtorit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë, Bashkim Bakiu shqiptarët tashmë kanë shumëllojshmëri ofertash me të cilat do t’i ndëshkonin gabimet e partive të vjetra në zgjedhje. Bakiu shpjegoi se shqiptarët nuk frikësohen të përgjigjen në anketa dhe të shprehin revoltën.

“Ne kemi bërë hulumtimin dhe publikimin e anketave edhe në zgjedhjet e 2011-tës edhe në zgjedhjet lokale edhe në zgjedhjet e fundit në vitin 2014, madje në zgjedhjet e vitit 2014 ne qëlluam edhe numrin e saktë të deputetëve shqiptarë. Edhe kjo e fundit ishte anketë e tillë. Kjo varet, normal nga oferta, qasja, gabimet që i bëjnë partitë politike, sidomos ato që janë në pushtet dhe hapësira që u ofrohet, tereni për të garuar edhe parti politike të ndryshme”, tha Bashkim Bakiu nga IHPQM.

Sipas Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci, anketat në Maqedoni duhet të zhvillohen në bazë të një metodologjie shumë precize, pasi shumë qytetarë të frikësuar e dëshpëruar refuzojnë përgjigje në anketa. E, në këto kushte do ketë disbalancë joreal ku partitë në pushtet kanë përkahje të madhe ndërsa ato jashtë parlamentare nuk kanë fare.

“Qytetarët janë skeptik, të dëshpëruar, frikësohen, Ka shumë faktorë por të gjithë ndikojnë. Prandaj duhet bërë balancim. Për shembull nëse në 100 të anketuar keni 60 meshkuj dhe 40 femra ndërsa në Maqedoni popullsia është 50:50 kjo domethënë se femrat refuzojnë më shumë të përgjigjen në anketa. E njëjta mund të merret si shembull për përkrahësit e LSDM-së, PDSH-së, ose partive të tjera që refuzojnë të zhvillojnë anketën. Kjo reflekton në anketë pasi partitë në pushtet do të kenë më shumë rejting ndërsa ato opozitare do kenë më pak se ajo që realisht mund të ndodhë në zgjedhje”, tha Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci.

Analisti Nesimi beson se dalja e shqiptarëve në këto zgjedhje për shkak të shumëllojshmërisë së ofertave do jetë më e lartë.

“Ka ofertë të madhe politike kështu që besoj se numri i votuesve shqiptarë por edhe tek maqedonasit do jetë më i madh se herat e kaluara por nuk besoj se do mund të tregojmë qartë me përqindje pasi nuk i kemi pastruar listat zgjedhor. Populli e dinë se sa parti na duhen. Kur nuk donë shumë parti i shuan sikur Prosperitetin”, tha analisti Robert Nesimi.

Në anketën e fundit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjen e mirë kanë dalë edhe rezultate interesante për simpatinë e shqiptarëve ndaj LDSM-së. Kjo është clësuar shqetësuese, duke theksuar se partitë shqiptare duhet që të tërheqin votuesit shqiptarë që mund të dalin kampin maqedonas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu