Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, sot do të mbajnë fjalime në solemnitetin qendror me rastin e shënimit të 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, që do të mbahet në pllajën para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.
Siç kumtoi kabineti i Presidentit, me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov do t’i dekorojë me Dekoratë për merita ushtarake Batalionin e policisë ushtarake dhe Batalionin inxhinierik pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë.
“Dekoratë për merita ushtarake të dy batalioneve të Armatës së Republikës së Maqedonisë iu ndahet për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen në ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për përforcimin e sigurisë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht në përballjen me krizën e batalionit si sfidë globale e sigurisë”, theksohet në kumtesë.