Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj mbrëmjen e djeshme në gjendje të dehur. Ymer Starja, 22 vjeç dhe Kristaq Bardhi, 23 vjeç përveçse të dehur ata kanë shqetësuar edhe banorët zonës.
Pas kësaj situate dy të rinjtë janë ndaluar nga policia dhe gjatë shoqërimit për në komisariat, kanë
goditur një efektiv.
Është dashur ndërhyrja e forcave të tjera të policisë për t’i vënën nën kontroll. Mbi 22vjeçarin Ymer Starja dhe 23vjeçarin Kristaq Bardhi tani rëndon akuza “Goditjet për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim, shkruan Shekulli.