Arritën faturat e reja të rrymës nga EVN: Ja sa subvencionon Qeveria në fatura

Këto ditë EVN i ka dorëzuar faturat për periudhën e nëntorit për shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Në faturat e reja ka një risi, qytetarët nën shumën që duhet të paguajnë për muajin e fundit marrin edhe një tabelë që tregon se sa është totali i faturave të energjisë elektrike pa subvencionimin e Qeverisë.

Janë dhënë disa shembuj, shkruan Centar.mk, kështu që nëse keni paguar 2000 denarë, qeveria ju subvencionon 1445 denarë, pra nuk do ta paguani faturën reale prej 3445 denarë, por vetëm 2000 denarë.

Të gjithë tabelën mund ta shihni në foton e mësipërme, por edhe në llogarinë tuaj për muajin e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu