Arsenal zbulon arsyen pse e la të lirë Ramsey duke mos i ofruar kontratë të re

Arsenali vendosi të mos i ofrojë Aaron Ramsey kontratë të re, sepse plotësimi i kërkesave të tij për pagë do ta kishte dëmtuar shumë dinamiken e skuadrës, ka thënë drejtori i futbollit në Emirates, Raul Sanllehi.

Ramsey do t’i bashkohet Juventusit më 1 korrik si lojtar i lirë, pasi e pranoi marrëveshjen e kampionit italian me pagë javore hiç më pak se 400 mijë funte, transmeton Gazeta Express.

Sanllehi thotë se do të ishte e papërgjegjshme nga ana e Arsenalit t’i ofronte Ramsey pagën e njëjtë që klubet e tjera ia kishin ofruar, kur uellsiani ishte futur në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë”, edhe pse lojtari kishte dashur të qëndronte në klub.

“Njëra prej gjërave kryesore për mua – të cilën e kam parë të ketë ndodhur në klubet e tjera – është ta ruash baraspeshën e pagave në klub”, tha Sanllehi.

“Për shkak të rrethanave tona, për shkak se nuk ia rinovuam kontratën Aaronit me kohë, ne u ndodhem në një situatë Aaron pati oferta të jashtëzakonshme rreth pagës”, theksoi ai.

“Ai vërtet dëshiroi të qëndronte, ai ishte i gatshëm të bënte përpjekje por në fund të gjithë kësaj ne u desh të tregoheshim të përgjegjshëm për veten dhe për interesat e Arsenalit”, shpjegoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu