Arsovski për ngjarjet me Bullgarinë: Nuk u ngjan vendeve anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot në konferencë shtypi e përsëriti qëndrimin lidhur me bisedimet me Bullgarinë dhe ngjarjet e fundit pas takimit të presidentit bullgar Rumen Radev me shefat e shërbimeve të sigurisë, për mosrespektimin e të drejtës së vetëpërcaktimit të bullgarëve në vend, duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të kyçura në proces dhe se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në këtë mënyrë.

Kryeministri pati qëndrim, sqarim për këtë gjatë ditës së djeshme. Duhet vetëm ta përsërisim si Qeveri. Mbetemi me narrativ të kujdesshëm. Duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë prej bartësve më të lartë të funksioneve të dy shteteve. Ajo që është më e rëndësishme është se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë”, tha Arsovski.

Arsovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të reagojë Qeveria tek bashkësia ndërkombëtare lidhur me involvimin e tillë nga pala bullgare, tha se Qeveria nuk ka debatuar nëse do të ketë reagim deri tek bashkësia ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu