Artan Grubi i quan pasardhës të vëllezërve Frashëri ata që do votojnë Pendarovskin (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim sot zhvilloi një tubim elektoral për zgjedhjet presidenciale në Çair të Shkupit, ku mes disa fjalimesh që u mbajtën, më pikantet ishin ato të eksponentit të lartë partiak në BDI, Artan Grubit, shkruan InfoShqip.

Grubi në fjalimin e tij përmendi aktivitetet dhe punët e BDI-së, mirëpo nuk hezitoi të akuzojë dhe të flasë me gjuhë përbaltëse për opozitën shqiptare dhe kandidatin e vetëm shqiptar në garën presidenciale.

Fjalimit të Grubit nuk i munguan as figurat e historisë kombëtare shqiptare, nga Gjergj Kastrioti e deri tek rilindasit, ku për këta të fundit, gjegjësisht vëllezërit Frashëri, Artan Grubi bëri një ndërlidhje duke i quajtur të gjithë përkrahësit e Stevo Pendarovskit vijues të vëllezërve Frashëri dhe rilindasve shqiptarë.

Në vijim mund ta ndiqni pjesën nga fjalimi i Artan Grubit./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu