ASH a do hyjë në Qeveri dhe a ka ofertë, flet Taravari

Arben Taravari gjatë ditës së sotme pas dorëzimit të kandidaturës për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se nuk ka bisedime për hyrjen e tyre në Qeveri.

“Ne do t’i përkrahim ndryshimet kushtetuese pa dallim nëse do të jemi apo jo pjesë e Qeverisë ose do të jemi opozitë. Nëse do të ketë bisedime ne do t’ju informojmë. Për momentin nuk ka, unë e di se ka spekulime, nëpër portale, nëpër mediume, jemi temë diskutimi dhe kjo është mirë për ASH-në. Por nuk ka asgjë konkrete. Unë e di se ka edhe shtatë, tetë ministra të cilat me emra të cilët tregohen si ministra të ASH-së. Po ju them me plotë përgjegjësi se asgjë nuk ka të saktë prej asaj”, tha Taravari, raporton SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu