ASH-AAA: Pse nuk lirohen nga detyrimet pagesore edhe fshatrat që janë afër pikave pagesore?!

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar për deklaratat e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se shtetasit e Serbisë do të lirohen nga detyrimet në pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut, nën shenjë falënderimi për donacionet me vaksina për Covid-19. Nga ky koalicion pyesin Qeverinë se pse nuk i liron nga detyrimet në pikat pagesore edhe qytetaret që jetojnë në fshatrat afër këtyre pikave.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk arriti t’ju sigurojë në kohë qytetarëve vaksina kundër covid 19, e që një shumë të vogël i siguroi nga Sërbia, e cila i hapi dyert për shtetasit e Maqedonisë të vaksinohen në Sërbi, do ti shpërblejë qytetarët e Sërbisë duke i liruar nga pagesat rrugore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bashkë me Qeverinë do të mbulojë turpin dhe paaftësinë e tij që nuk siguruan vaksina në kohë për të shpëtuar jetë, më zemërgjerësi ndaj qytetarëve serb? Në anën tjetër kemi shumë fshatra që janë të ngjitura më autostradat dhe ata qytetarë për çdo ditë paguajnë në pikat pagesore, edhe pse fshatrat e tyre gjenden vetëm 2-3 kilomentra afër pikave pagesore. E kujtojmë Qeverinë edhe për protestat e banorëve të fshatit Sedllarcë të Tetovës të cilët protestuan me të drejtë duke kërkuar të lirohën nga pika pagesore, sepse fshati i tyre gjendet vetëm 3 km afër pikës pagesore dhe të njejtët nuk kanë rrugë tjetër alternative. Raste të ngjashmë ka shumë në rajonin e Gostivarit, Kumanovës, Shkupit, Velesit etj.

Është e patoluerueshme që qytetrëve sërb tu mundësohet që t’i shfrytezojnë auotostradat e Maqedonisë së Veriut, falas për gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa mërgimtarëve tanë tju paguhet fatura në pikat e pagesore, me euro të cilët kanë një kurs shumë më të lartë këmbimi se sa ai që është zyrtar.

Kemi mijëra administrator të qyteteve të Tetovës, Kumanovës Gostivari, Velesit e Kërçovës të cilët për cdo ditë udhëtojnë në Shkup duke paguar shuma maramendëse nëpër pikat pagesore të autostradave tona, për të cilët nuk ekziston asnjë masë lehtësuese, edhe pse vite më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut, ju hoqi pjesën e shpenzimeve të rrugëve punonjsve të administratës shtetërore.

Kjo është zemërgjerisia e rrejshme e Ministrit Filipçe dhe e kësaj Qeverie që rrjep qytetraët e tyre ndërsa paraqitet xhentelmene para qytetarëve sërb. Çfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu