ASH Bogovinë: Kryetari Besnik Emshiu harxhon miliona denarë për dreka e darka

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë Safet Miftari përmes një postimi në FB ka akuazuar kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu se ka harxhuar miliona denarë për dreka e darka nga buxheti i komunës dhe nga xhepat e qytetarëve, shkruan ai përcjellë Top24.

Miftari shkruan se Emshiu me të mar mandatin bleu veturë në vlerë 30mi euro ndërsa ka harxhuar miliona denarë për reprezentacione, duke pasur parasyshë se disa fshatra ika lënë në ter pa ndriçim publik për gjoja kursin ndërsa pagesën ua inkason.

“Përderisa banorët e Komunës së Bogovinës hasen me mos shfrytëzimin e ndriçimit publik (Të cilën e Paguajm) nëpërmjet faturave të EVN-së dhe të njejtin shërbim nuk e shfrytëzojmë nga ana e Komunës, me pretekstin se “KURSEHET” energji elektrike.

Kurse nga ana tjetër vetëm për 8(tetë) Muaj nga 01.01.2022 e deri më 31.08.2022 harrxhohen mjete të ashtuquajtura ”Reprezentacione” ose buxheti i paraparë për harxhime personale të kryetarit dhe këtu do ti shfaqim vetëm disa keqpërdorime “Të vogla”.

Harxhimet e kryetarit aktual BESNIK EMSHIUT deri më sot janë 17571,61€, kurse nga ana tjetër Kryetari i mandatit të kaluar kishte arritë vlerën e po të njejtave për gjithë vitin më pak se 6500€ dhe në vend që te harxhonte për veturë luksoze me vlerë mbi 30.000€, ALBON XHEMAILI blente Eskavatorë për mirëmbajtjen e rrugëve në kohë dimri. Lusim kryetarin aktual ti nderpres keqpërdorimet e tepërta se po të njejtat ndikojnë tek ato qytetarë që na kanë ngel në këtë Komune.” shkruan Miftari përcjellë Top24.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu