ASH-ja, thirrje urgjente institucioneve: Të lehtësohet kalimi në Tabanocë, qytetarët maltretohen në kolona

Pas raportimeve për kolona të gjata automjetesh në vendkalimin kufitar në Tabanoc, kryesisht mërgimtarët që kthehen në vendlindje, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti kërkojnë lehtësim kalimi për mërgimtarët dhe parandalim të kaosit.

Reagimi i ASH-së:

“Qytetarë të shumtë dhe mërgimtarë të cilët po kthehen në vendlindje për festat e fundvitit, sonte janë bllokuar në kolona të gjata me kilometra në vendkalimin kufitar në Tabanocë.

Fëmijë të vegjël, të moshuar dhe qytetarë të rraskapitur nga udhëtimi, tani duhet të presin edhe me orë të tëra në këtë natë të ftohtë për të kaluar kufirin.

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente kufitare që urgjentisht të vihen në veprim për të zgjidhur këtë situatë që po shndërrohet në golgotë për qytetarët tanë.

Urgjentisht të lehtësojnë kalimin në pikën kufitare dhe të parandalojnë një kaos edhe më të madh dhe zgjatjen e kolonave, pasi pritet që orëve dhe ditëve në vazhdim edhe shumë automjete t’i afrohen vendkalimit kufitar. shkruajn nga Aleanca për Shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu