ASH pranë hyrjes në Qeveri me kërkesë të Tiranës dhe faktorit ndërkombëtar?!

Aleanca për Shqiptarët po përballet me kërkesa të shtuara për tu bë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Kërkesat vijnë si nga Tirana zyrtare, poashtu edhr nga faktori ndërkombëtar me qëllim të stabilizimit të shumicës parlamentare me tetë deputetët e Aleancës.

Merret vesh se kjo ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e Taravarit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.) Arben Taravari, i shoqëruar nga Isen Shabani – kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe Ilire Dauti, deputete në kuvendin e RMV-së, vizituan para disa kohësh Tiranën, ku u pritën nga Rama.

Burime qeveritare kanë njoftuar se oferta e Kovaçevskit për ASH është mjaft joshëse.

Sipas ketyre burimeve ASH-së i janë ofruar tre ministri: ministria e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Poashtu ASH-së i janë ofruar edhe tre poste zevendes ministrash: zevendes ministrin e drejtësisë për transport dhe lidhje dhe për punë dhe politikë sociale.

Krahas posteve ministrore dhe zv/ministrore, ASH ka kërkuar edhe 30 drejtori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu