ASh: Rrezik në rrugën Mavrovë-Dibër, pushteti duhej të mbaronte punimet në gusht të vitit 2021

Nga Aleanca për Shqiptarët rrugën Mavrovë-Dibër e quajnë rruga e vdekjes. Nga kjo parti kërkojnë që pushteti të investojë urgjentisht në këtë pjesë, ndërkaq theksojnë se është shkelur afati i mbarimit të punimeve.

Nga ASh theksojnë se për shkak të mungesës së sinjalizimit dhe rrethojave, në këtë rrugë janë shtuar aksidentet të cilat jo rrallë herë kanë pasur edhe epilog fatal për qytetarët.

“Punimet në këtë rrugë ishin planifikuar të përfundojnë në gusht të vitit 2021, por për vonesat dhe zvarritjet ende askush nuk mban përgjegjësi.

Aleanca për Shqiptarët fton autoritetet përgjegjëse që të intervenojnë për të parandaluar tragjedi më të mëdha, duke pasur parasysh se është një nga rrugët më të frekuentuara. Ndërkaq, qytetarëve u bëjmë thirrje të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në prag të festave të fundvitit kur moti e përkeqëson edhe më tepër situatën”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu