ASh-Strugë: Gjendja e shkollave në Strugë e mjerueshme

Deaga e Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka reagyar lidhur me gjendjen e shkollave në këtë qytet.

Reagimi i plotë i ASH-Strugë:

“Dega e ASH – Strugë, në prag të fillimit të vitit shkollor 2022/2023, vazhdon me anë të fotografive në terren, të pasqyrojë situatën e objekteve shkollore në Strugë dhe ua parashtron këto pyetje Ministrit për Arsim dhe Shkencë, kryetarit të Komunës së Strugës dhe udhëheqësive të shkollave:

1. Pse Komuna e Strugës si themeluese me ligj e arsimit fillor dhe të mesëm hesht ndaj gjendjes së këtillë të shkollave të Strugës?

2. Ç’farë ka pritur dhe ç’farë pret Komuna e Strugës t’i paraprijë katandisjes së arsimit në Komunë, kur botërisht dihet se ç’do gjë në jetë për secilin nga ne fillon te bankat dhe karriget e shkollës?

3. Hipokrizia e sjelljes ndaj arsimit tani më u vulos me objektin shkollor afër Qendrës Nacionale për Kulturë. Derisa shërbente si objekt shkollor për nxënësit, objekti në fjalë ishte me kushtet më mizore, por tani kur nevojitet ta ulni veten tuaj bëni investime megalomane !?

4. Edhe sa vite nevojitet të kalojnë që të ndërmerren masa për dukurinë që nxënësit për nevoja fiziologjike shkojnë në shtëpitë e tyre meqë tualetet nëpër shkolla janë në kushte katastrofale, të pa shfrytëzueshme ?

5. Edhe sa kohë duhet të kalojë që oborret e shkollave fillore të shfrytëzohen si hapësira për parkim të automjeteve, në vend të shfrytëzimit nga nxënësit për nevojat e tyre edukativo-arsimore ?

6. Si ka mundësi që një shkollë model (sa mund të llogaritet si e tillë) në fsh.Drasllavicë, me numër minimal të nxënësve dhe me kushte të mira për nxënësit, të jetë afër një objekti për kultivimin e kanabisit në distancë prej 100.00m, objekt i cili nuk mund të ndërtohet dhe adaptohet pa leje ndërtimi aprovuar nga Komuna e Strugës dhe se i njëjti nuk mund të funksionojë pa leje pune?

Lulzim Nasufi
Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë”, shkruajn nga ASH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu